Vendimi/Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes

Vendimi/Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes

Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes. Kjo masë synon të rrisë sigurinë në trafik, por ka ngjallur edhe kritika. Më shumë se 9.500 aksidente janë regjistruar në Gjermani gjatë vitit 2025 për shkak se drejtuesit e automjeteve ishin të shpërqendruar gjatë drejtimit. Këtë e njoftoi Këshilli Gjerman për Sigurinë Rrugore, duke iu referuar të dhënave të reja të Entit Federal të Statistikave. Një nga masat, me të cilat Bashkimi Evropian synon të ulë rreziqet e aksidenteve nga shoferët e pavëmendshëm hyri në fuqi të martën (07.06.). Tashmë, të gjitha automjetet e reja në BE duhet të jenë të pajisura me një kamerë që zbulon, nëse shoferi është i shpërqendruar dhe, në raste...