Vendim historik në Francë/ Airbus dhe Air France shpallen fajtore për tragjedinë ajrore të vitit 2009 me 228 viktima

Vendim historik në Francë/ Airbus dhe Air France shpallen fajtore për tragjedinë ajrore të vitit 2009 me 228 viktima

Një gjykatë apeli në Paris ka shpallur fajtorë kompanitë Airbus dhe Air France për vrasje nga pakujdesia korporative lidhur me rrëzimin tragjik të avionit Rio-Paris në vitin 2009, ku humbën jetën 228 persona. Vendimi vjen pas një beteje ligjore që zgjati 17 vjet dhe konsiderohet një moment i rëndësishëm për familjet e viktimave, kryesisht francezë, brazilianë dhe gjermanë, të cilët prej vitesh kërkonin drejtësi për katastrofën më të rëndë ajrore në historinë e Francës. Gjykata urdhëroi Airbus dhe Air France të paguajnë gjobën maksimale prej 225 mijë euro secila, pas kërkesës së prokurorëve gjatë procesit gjyqësor tetë-javor. Në vitin 2023, një gjykatë më e ulët i kishte shpallur të pafajshme të dy kompanitë, të cilat kanë mohuar vazhdimisht akuzat ndaj tyre. Megjithatë, familjarët e viktimave...