“Vendi ideal për pensionistët amerikanë!”, revista prestigjoze ‘Forbes’ e rendit Shqipërinë të parën
Ekonomia dhe politika po i shtyjnë më shumë amerikanë të dalin në pension jashtë vendit, shkruan revista prestigjoze Forbes, duke rekomanduar disa vende ku sipas saj bazuar në lehtësitë, kostot, kujdesin shëndetësor, rrezikun klimatik, pensionistët amerikanë janë të mirëpritur. Një nga këto vende, më saktë të parën që Forbes liston, është Shqipëria. “Vend i lirë me klimë mesdhetare me pamje madhështore”, shkruan revista, ndërsa thekson se Tirana, Durrësi, Saranda dhe Vlora janë vendet më të mira për të qendruar, për pensionistët amerikanë, pasi kostot e jetesës janë shumë më të ulëta se mesatarja e SHBA-së. Përsa i përket kujdesit shëndetësor, ai vlerësohet i përshtatshëm, por duke u përmirësuar, ndërsa fitimi i të drejtës së qëndrimit është relativisht i lehtë. Më poshtë, shkrimi i plotë i revistës...
Burimi:
javanews.al