Vapa ekstreme përkeqëson situatën me zjarret në Francë, Spanjë dhe Portugali
Bota E Martë, 28 Korrik 2026 16:37 Zjarrfikësit në Francë, Spanjë dhe Portugali po vazhdojnë betejën kundër dhjetëra zjarreve të mëdha pyjore, ndërsa një valë e re të nxehti dhe erërat e forta po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë vënien e tyre nën kontroll. Në Francë, zjarri më i madh pranë Bordosë është riaktivizuar në disa zona, duke detyruar evakuimin e rreth 4 000 turistëve nga kampingjet dhe parqet e pushimit në Lacanau dhe Lacanau Ocean. Autoritetet theksuan se evakuimi u krye si masë parandaluese, pasi temperaturat pritet të rriten dhe lagështia e ajrit të bjerë ndjeshëm. Deri tani janë angazhuar 2 750 zjarrfikës, 18 avionë për shuarjen e zjarreve, 1 500 ushtarë dhe 1 440 efektivë policie. Gjermania ka dërguar helikopterë transporti...
Burimi:
kohajone.com