Valë sulmesh në Ukrainë, 4 viktima nga bombat ruse, digjen shtëpi e qendra tregtare
Rusia ndërmori një tjetër valë sulmesh në lindje dhe juglindje të Ukrainë që vranë të paktën 4 persona dhe i vunë flakën një banese dhe një qendre tregtare. Autoritetet në rajonin e Donetskut, që është epiqendra e vijës së frontit në Ukrainë, njoftuan se tre persona humbën jetën nga dy sulme me bomba në qytetin e Sloviansk. Pesë persona të tjerë u plagosën. Sloviansku është pjesë e të ashtuquajturit “brez i fortifikuar” i vendit, i mbrojtur rëndë nga ushtria dhe i konsideruar kyç për frenimin e ofensivës së ngadaltë ruse në Donetsk. Në qytetin juglindor ukrainas të Zaporizhzhia, policia kombëtare tha se një valë prej dhjetëra dronësh vrau një person brenda makinës së tij dhe plagosi shtatë të tjerë. Guvernatori rajonal, Ivan Fedorov, tha se...
Burimi:
javanews.al