Vajzat shqiptare po ikin drejt qyteteve, periferia mbetet bosh
ëvizjet e brendshme të popullsisë në Shqipëri po dominohen gjithnjë e më shumë nga gratë, sidomos nga vajzat dhe gratë e reja në moshë studimi dhe pune. Të dhënat e publikuara nga INSTAT në raportin “Gra dhe Burra 2025” tregojnë se gjatë vitit 2024 ndryshuan vendbanimin brenda vendit 16.289 gra, kundrejt vetëm 9.303 burrave. Pesha më e madhe e këtyre lëvizjeve përqendrohet te grupmoshat 20-29 vjeç. Vetëm në grupmoshën 20-24 vjeç, lëvizën 3.080 gra, ndërsa në grupmoshën 25-29 vjeç numri arriti në 3.754. Për burrat, në të njëjtat grupmosha shifrat janë ndjeshëm më të ulëta, përkatësisht 537 dhe 1.098. Të dhënat tregojnë se gratë e reja po bëhen gjithnjë e më aktive në migrimin e brendshëm, një fenomen që lidhet me zhvendosjen drejt qyteteve të...
Burimi:
syri.net