Ushtria izraelite njoftoi se nuk e pranon armëpushimin në Liban

Ushtria izraelite njoftoi se nuk e pranon armëpushimin në Liban

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, gjenerallejtënant Eyal Zamir, deklaroi se nuk ka armëpushim për forcat izraelite në Liban. "Ne përpiqemi të shfrytëzojmë sa më shumë lirinë e veprimit që na është dhënë dhe do të përdorim çdo mundësi për të eliminuar kërcënimet ndaj qytetarëve të Izraelit dhe forcave tona", tha gjenerali Zamir gjatë një vizite në bazën detare në Haifa, sipas një deklarate të ushtrisë të postuar në mediat sociale. Zamir theksoi forcën në rritje të Marinës Izraelite, e cila pritet të bëhet "një armë shtesë strategjike me rreze të gjatë veprimi" për ushtrinë izraelite . Sipas fjalëve të tij, marina aktualisht po operon "në të gjitha frontet, në zona komplekse detare, si afër ashtu edhe larg, dhe në operacione që ende...