“Ushtria amerikane vrau kreun e organizatës kriminale Tren de Aragua”, Trump publikon pamjet e sulmit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi mbrëmjen e së premtes se ushtria amerikane ka vrarë Héctor Rusthenford Guerrero Flores, i njohur si “Niño Guerrero”, liderin e organizatës kriminale venezueliane Tren de Aragua. Sipas Trump, operacioni u krye nga Komanda Jugore e SHBA-së në koordinim të ngushtë me autoritetet venezueliane. Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi se sulmi ishte “i shpejtë dhe vdekjeprurës” dhe se kishte përfunduar me eliminimin e suksesshëm të Guerrero Flores. Ai publikoi gjithashtu një video ku shihet një predhë që godet një ndërtesë, e cila më pas shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se operacioni ishte zhvilluar më herët gjatë javës, pa dhënë detaje shtesë. Ai theksoi se aksioni demonstron bashkëpunimin mes SHBA-së dhe...
Burimi:
vizionplus.tv