Ushtria amerikane: Kemi vrarë një udhëheqës të lartë të ISIS-it në Siri
Ushtria e SHBA-së kreu një sulm ajror në veriperëndim të Sirisë javën e kaluar, në të cilin u vra një udhëheqës i lartë i Shtetit Islamik (ISIS). Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), ka bërë të ditur se sulmi, i kryer të premten, ishte pjesë e “përpjekjeve të vazhdueshme të SHBA-së për të prishur dhe eliminuar terroristët që kërkojnë të sulmojnë amerikanët jashtë vendit ose vetë territorin amerikan”, tha komanda në një deklaratë në ‘X’. Ai shtoi se u vra Ali Husayn al-Ulayëi. Shteti Islamik ka shpallur një fazë të re operacionesh në Siri kundër qeverisë së Presidentit Ahmed al-Sharaa, duke kryer një seri sulmesh që nga shkurti. Vitin e kaluar, qeveria e Sharaas iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër Shtetit Islamik. Të shtunën,...
Burimi:
vizionplus.tv