Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

Irani i përgjigjet Trumpit me hartën e Kalifornisë: Territori i ri i Republikës Islamike

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë sjellë një tjetër përplasje simbolike në rrjetet sociale. Një llogari zyrtare iraniane ka publikuar një hartë të SHBA-së, duke e paraqitur Kaliforninë si “territor të ri të Republikës Islamike të Iranit”. Reagimi erdhi pasi presidenti amerikan Donald Trump publikoi në rrjetin e tij Truth Social një imazh të Ngushticës së Hormuzit, të cilën e cilësonte si “territor të ri të SHBA-së”. Postimi u ripublikua më vonë edhe nga Shtëpia e Bardhë në platformën X. Në kundërpërgjigjen iraniane, Kalifornia shfaqej e theksuar me të kaltër, e shoqëruar me mbishkrimin: “TERRITORI I RI I REPUBLIKËS ISLAMIKE TË IRANIT”. Edhe zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, reagoi ndaj deklaratës së Trumpit, duke thënë se qëndrimi i presidentit amerikan për Ngushticën...