Ukraina kërkon 20 miliardë dollarë të tjera nga aleatët

Ukraina kërkon 20 miliardë dollarë të tjera nga aleatët

Ukraina do t’u kërkojë aleatëve edhe 20 miliardë dollarë shtesë për të forcuar avantazhin e saj të përkohshëm ndaj Rusisë në fushën e betejës. Një zyrtar i lartë ukrainas i mbrojtjes, që foli në kushte anonimiteti për POLITICO, tha se kërkesa do të paraqitet më 18 qershor në takimin e radhës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i njohur si formati Ramstein. “Të gjithë e shoihin që Rusia po digjet dhe ne duam të digjet edhe më shumë, por na duhet financim për ta bërë këtë”, tha ai. Sipas zyrtarit, aleatëve do t’u kërkohet të kontribuojnë nga 2 deri në 6 miliardë dollarë secili për të arritur objektivin prej 20 miliardë dollarësh. Mbështetja mund të vijë si ndihmë ose si kredi. Paratë do...