Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin e Zi
Ukraina i ka propozuar Rusisë një ndërprerje të ndërsjellë të sulmeve ndaj objektivave civile në Detin e Zi. Sipas Reuters, propozimi i është përcjellë Moskës përmes një vendi të tretë, ndërsa deri më tani Kievi nuk ka marrë përgjigje. Propozimi i Ukrainës vjen në një kohë kur sulmet ndaj infrastrukturës dhe transportit në Detin e Zi kanë rritur shqetësimet për sigurinë e dërgesave të drithërave. Në javët e fundit, të dyja palët kanë paralajmëruar se sulmet ndaj anijeve që transportojnë drithëra dhe infrastrukturës portuale mund të ndikojnë ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare dhe në çmimet globale të ushqimeve. Deti i Zi ka një rëndësi të madhe për eksportet e drithërave të Ukrainës dhe siguria e rrugëve detare është një prej çështjeve të rëndësishme në kuadër të...
Burimi:
vizionplus.tv