Ukraina hap “thesarin” e luftës, zbulon sekretet e armëve më moderne ruse

Ukraina hap “thesarin” e luftës, zbulon sekretet e armëve më moderne ruse

Ukraina ka prezantuar një nismë të re në fushën e teknologjisë ushtarake, duke lançuar platformën “TrophyLab”, e cila do t’u ofrojë partnerëve ndërkombëtarë qasje në të dhënat teknike të armëve dhe pajisjeve ruse të kapura gjatë luftës. Lajmi u bë i ditur nga ministri ukrainas i Transformimit Digjital, Mykhailo Fedorov, i cili shpjegoi se platforma do të shërbejë si një bazë e specializuar të dhënash që përmban dokumentacion teknik, analiza dhe studime kërkimore mbi sistemet moderne ushtarake të Rusisë. Sipas autoriteteve ukrainase, çdo raketë, dron apo mjet ushtarak i sekuestruar në fushën e betejës do të shfrytëzohet si burim i vlefshëm informacioni për të kuptuar më mirë teknologjitë ruse dhe për të ndihmuar në zhvillimin e sistemeve të avancuara të mbrojtjes. “Çdo raketë, dron dhe...