Ukraina godet rajonin e Moskës me sulmin më të madh me dronë që nga nisja e luftës
Rajoni i Moskës u vu në shënjestër gjatë natës nga mbi 390 mjete ajrore pa pilot (dronë) të lëshuara nga forcat ukrainase, duke shkaktuar dëme në banesa, njoftuan autoritetet ruse. Sipas kryebashkiakut të Moskës, Sergei Sobyanin, më shumë se 390 dronë që po drejtoheshin drejt rajonit të Moskës u neutralizuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore ruse përpara se të arrinin kryeqytetin. Ai bëri të ditur se 81 prej tyre u shkatërruan teksa po afroheshin drejt Moskës. Nga ana tjetër, guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, konfirmoi se sulmet shkaktuan dëme në prona dhe banesa, por theksoi se deri më tani nuk ka raportime për viktima. ☕️ Good morning, Russia! The Moscow region was hit by its largest attack yet this morning. Moscow Mayor Sergei...
Burimi:
vizionplus.tv