Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe shpërthimin e një droni në brigjet e Rumanisë
Ukraina ka njoftuar se ka goditur pesë anije mallrash dhe cisterna në Detin e Azovit dhe pranë territoreve të pushtuara nga Rusia, duke i akuzuar ato për transport të paligjshëm të drithit ukrainas dhe furnizime ushtarake. Në një zhvillim të veçantë, Kievi konfirmoi gjithashtu se një nga dronët e tij detarë shpërtheu të premten në brigjet e Rumanisë, pa shkaktuar viktima apo të lënduar. Sipas Robert Brovdit, komandant i forcave ukrainase të dronëve, anijet e goditura operonin gjatë natës në portet e Mariupolit dhe Berdyanskut, si dhe në ujërat bregdetare të territoreve që Ukraina i konsideron të pushtuara përkohësisht nga Rusia. Ai deklaroi se ekuipazhet kishin fikur radarët dhe kishin fshehur identitetin e anijeve për të kryer në mënyrë të fshehtë transportin e grurit ukrainas...
Burimi:
top-channel.tv