Ukraina godet Moskën, dëmtohet një rafineri kyçe nafte, anulohen fluturimet në kryeqytetin rus

Ukraina godet Moskën, dëmtohet një rafineri kyçe nafte, anulohen fluturimet në kryeqytetin rus

Ukraina ka nisur ofensivën më të madhe me dronë ndaj Moskës gjatë luftës në shkallë të plotë. Sulmi dëmtoi një rafineri kyçe nafte, shkaktoi zjarre dhe shkaktoi ndërprerje të përkohshme të fluturimeve në kryeqytetin rus. Sipas kryebashkiakut të Moskës, Sergei Sobyanin, sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan të paktën 194 dronë që kishin në shënjestër kryeqytetin gjatë natës. Sulmi konsiderohet një nga më të mëdhenjtë, ndërsa në të gjithë territorin rus u interceptuan afro 1.000 dronë ukrainas. Autoritetet ruse raportuan se nga sulmet mbetën të plagosur të paktën 17 persona. Ndërkohë, fluturimet në aeroportet kryesore të Moskës u pezulluan përkohësisht për arsye sigurie. Një nga objektivat kryesore të Ukrainës ishte Rafineria e Naftës në Moskë, e vendosur rreth 15 kilometra larg Kremlinit. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet...