Udhëzime të reja nga DASH/ Kushtet për vizat amerikane: Do të refuzohen ata që kanë frikë të kthehen në vendin e tyre

Udhëzime të reja nga DASH/ Kushtet për vizat amerikane: Do të refuzohen ata që kanë frikë të kthehen në vendin e tyre

Washington Post raportoi për herë të parë për një kabllogram të Departamentit amerikan të Shtetit, i cili i udhëzon zyrtarët konsullorë që t’u drejtojnë dy pyetje delikate aplikantëve për viza jo-emigruese. Ata duhet të pyesin nëse aplikanti ka përjetuar dëmtim ose keqtrajtim në vendin e tij të origjinës apo në vendbanimin e fundit, dhe nëse ka frikë nga keqtrajtimi gjatë kthimit atje. Sipas gazetës prestigjoze, aplikantët duhet të pohojnë se nuk i druhen keqtrajtimit ne vendin e prigjines, dhe se nuk kanë frikë te kthehen atje, në të kundërt mund të refuzohen. Masa vjen në kohën kur administrata Trump kërkon të kufizojë më tej hyrjen në vend të azilkërkuesve potencialë. Një zëdhënës i DASH theksoi se zyrtarët konsullorë janë “vija e parë e mbrojtjes për...