Udhëheqësit e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës mbështetën propozimin e Zelensky për dialog me Putinin

Udhëheqësit e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës mbështetën propozimin e Zelensky për dialog me Putinin

Udhëheqësit e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës mbështetën propozimin e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për një dialog të drejtpërdrejtë me Presidentin rus Vladimir Putin për t'i dhënë fund luftës, duke deklaruar se Evropa do të luante një rol të rëndësishëm në këtë proces, raporton Reuters sot. Kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Mertz dhe presidenti francez Emmanuel Macron vlerësuan në një deklaratë të përbashkët thirrjen e Zelensky-t për t'i dhënë fund luftës dhe propozimin për dialog të drejtpërdrejtë midis Ukrainës dhe Rusisë, me pjesëmarrjen aktive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës. Tre udhëheqësve, të cilët udhëheqin aleancën informale të sigurisë E3, e cila është një nga burimet kryesore të mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën, iu bashkua dje në Downing Street edhe Zelensky.Zelensky...