Uashingtoni dhe Riadi finalizojnë marrëveshjen bërthamore
SHBA dhe Arabia Saudite kanë arritur një marrëveshje për përdorimin civil të energjisë bërthamore në shtetin e Gjirit. Sipas Ministrisë Amerikane të Energjisë, dokumenti është nënshkruar nga ministri amerikan i Energjisë, Chris Wright, dhe homologu i tij saudit, Princi Abdulaziz bin Salman. Gjithashtu, sipas njoftimit, është nënshkruar edhe një marrëveshje për kontrolle shtesë të sigurisë. Kjo synon të krijojë bazën ligjore për një partneritet afatgjatë që mund të zgjasë me dekada. Qeveria amerikane nuk e ka bërë ende publike përmbajtjen e saktë të marrëveshjes. Megjithatë, sipas mediave amerikane, ajo mund të hapë rrugën për pasurimin e uraniumit në Arabinë Saudite. Ministria Saudite e Energjisë deklaroi se marrëveshja forcon përpjekjet për diversifikimin e burimeve të energjisë, avancimin e teknologjive të përparuara, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit dhe investimeve në interes të ndërsjellë...
Burimi:
vizionplus.tv