Turqia “përfiton nga lufta e Iranit”, tërheq investitorët e huaj me ulje taksash

Turqia “përfiton nga lufta e Iranit”, tërheq investitorët e huaj me ulje taksash

Lufta në Iran ka krijuar pasiguri në tregjet globale, por Turqia po përpiqet ta shfrytëzojë këtë situatë duke tërhequr investitorë dhe kapital të huaj përmes lehtësirave të mëdha fiskale. Paketa ligjore e shpallur nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan në fund të prillit dhe miratuar nga parlamenti në maj, synon ta pozicionojë Turqinë si një destinacion konkurrues ndërkombëtar për kapitalin dhe fuqinë punëtore të kualifikuar. Sipas ligjit, individët dhe kompanitë që nuk kanë qenë tatimpagues në Turqi gjatë tre viteve të fundit dhe regjistrojnë pasuri jashtë vendit deri më 31 korrik 2027, përfitojnë përjashtim 20-vjeçar nga tatimi mbi fitimet e realizuara jashtë vendit. Norma e tatimit mbi trashëgiminë dhe dhuratat ulet në vetëm një për qind, ndërsa pasuritë e brendshme mund të deklarohen pa pasoja penale...