Trump: Zelensky po ia del mjaft mirë në përballjen me luftën në Ukrainë

Trump: Zelensky po ia del mjaft mirë në përballjen me luftën në Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po ia del “mjaft mirë” në menaxhimin e situatës së krijuar nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës. “Ai po ia del”, tha Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, duke iu referuar homologut të tij ukrainas. Komentet e presidentit amerikan vijnë pas zhvillimeve të fundit në samitin e G7, të mbajtur javën e kaluar në Evian, Francë, ku Trump duket se shfaqi një qasje më të afërt ndaj Kievit. Gjatë samitit, lideri amerikan zhvilloi një takim të gjatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin francez Emmanuel Macron. Edhe pse Trump ka deklaruar vazhdimisht se ruan një marrëdhënie të mirë me presidentin rus, Vladimir Putin, takimet në...