Trump zbulon detaje nga negociatat me Iranin: Unë po i drejtoj personalisht
Irani do të “ndalë pasurimin 100% të uraniumit”, deklaroi Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një intervistë me radion WABC, duke shtuar se ai personalisht po udhëheq negociatat me Iranin. “Unë jam përgjegjës për këtë dhe ata më thanë se do të marrim pluhurin. Unë e quaj ‘pluhur bërthamor’ sepse është i përshtatshëm”, tha ai, duke iu referuar rezervave të uraniumit të pasuruar që i mbijetuan sulmeve të SHBA-së. Trump më pas theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të nxitojnë për një marrëveshje. “Nuk kemi nxitim për të bërë asgjë; kemi një bllokadë”, deklaroi ai.
Burimi:
javanews.al