Trump-Xi përfundon “barazim”, analizat e para pas takimit, pse gjeopolitikisht askush nuk doli fitimtar
Ishte si një lojë shahu ajo që presidenti amerikan Donald Trump “luajti” me homologun e tij kinez Xi Jinping në orët e fundit. Thelbi i diskutimeve në tryezë ishin të qarta: Tajvani, tarifat tregtare, rihapja e Ngushticës së Hormuzit, metalet e rralla dhe gjysmëpërçuesit. Dueli, sipas vlerësimeve që ka bërë agjencia italiane “Adnkronos”, ka përfunduar në barazim, pavarësisht se Pekini hyri në këto bisedime nga një pozicion më i fortë, i mbështetur nga rritja e eksporteve. Kinës nuk i intereson një regjim ushtarak në Hormuz, ndërkohë, Trump kërkon mbi të gjitha stabilitet ekonomik, më shumë sesa një rikthim të plotë në një politikë të ashpër ndërkombëtare. Nuk ishte rastësi që presidenti amerikan mbërriti në Pekin i shoqëruar nga 17 drejtues të rëndësishëm biznesi. Ky ishte...
Burimi:
top-channel.tv