Trump vizitë zyrtare në Kinë, në fokus Irani dhe lufta tregtare me Pekinin
Diplomacia kineze konfirmoi të hënën se presidenti amerikan Donald Trump do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Pekin nga 13 deri më 15 maj, ku pritet të takohet me homologun e tij kinez Xi Jinping. Në një deklaratë të shkurtër, Ministria e Jashtme kineze njoftoi se vizita do të realizohet “me ftesë të Presidentit Xi Jinping”, ndërsa pritet që dy liderët të diskutojnë çështje kyçe ndërkombëtare dhe ekonomike. Sipas njoftimeve, në qendër të bisedimeve do të jenë zhvillimet rreth Iranit dhe situata e përgjithshme në Lindjen e Mesme, në një kohë kur tensionet rajonale vazhdojnë të mbeten të larta. Një tjetër temë kryesore e takimit do të jetë përballja tregtare midis SHBA dhe Kinës, dy ekonomive më të mëdha në botë, të cilat prej vitesh...
Burimi:
opinion.al