Trump tërhiqet sërish: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

Trump tërhiqet sërish: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se ka anuluar sulmet ushtarake dhe bombardimet e planifikuara kundër Iranit, të cilat ishin parashikuar për të martën në mbrëmje. Vendimi vjen pas kërkesave nga liderët e disa vendeve të Gjirit dhe përparimeve në negociatat me Republikën Islamike të Iranit. “Në bazë të faktit që diskutimet me Republikën Islamike të Iranit janë çuar në nivelin më të lartë të udhëheqjes iraniane dhe janë miratuar, unë, si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam anuluar sulmet dhe bombardimet e planifikuara kundër Iranit”, shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social. Presidenti amerikan theksoi se liderët e disa vendeve të Gjirit (përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe) i kanë kërkuar që të ndalojë...