Trump tërheq vullnetarisht padinë prej 10 miliardë dollarësh kundër zyrës tatimore të SHBA-së, çfarë ia ndryshoi mendjen presidentit amerikan?
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka tërhequr vullnetarisht padinë prej 10 miliardë dollarësh kundër Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme të SHBA-së (IRS), lidhur me rrjedhjen e deklaratave të tij tatimore në media, sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara të hënën. Arsyet e tërheqjes së padisë nuk janë bërë ende publike dhe nuk dihet nëse palët kanë arritur një marrëveshje jashtëgjyqësore. Padia ishte ngritur në janar nga Trump, së bashku me dy djemtë e tij dhe biznesin familjar, duke pretenduar se IRS kishte dështuar të merrte masa për të parandaluar publikimin e deklaratave të tyre tatimore nga një ish-punonjës i agjencisë. Çështja lidhej me rrjedhjen e dokumenteve tatimore në media si The New York Times dhe ProPublica gjatë viteve 2019 dhe 2020. Raportimet zbuluan se Trump...
Burimi:
top-channel.tv