Trump takon Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, në fokus Ukraina dhe Irani
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi takime të ndara në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Sipas Shtëpisë së Bardhë, të dyja takimet ishin “pozitive dhe produktive”. Zelensky mbërriti në Uashington me synimin për të siguruar mbështetje shtesë amerikane për mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Pas takimit, ai deklaroi se Trump kishte rënë dakord t’i japë Ukrainës licenca për prodhimin vendas të raketave interceptuese Patriot, duke hapur rrugën për bashkëprodhim me kompani amerikane të industrisë së mbrojtjes. Deri më tani, Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar zyrtarisht këtë marrëveshje. Presidenti ukrainas u takua gjithashtu me një grup senatorësh amerikanë nga të dyja partitë, pak para se Senati të miratonte me shumicë dërrmuese sanksione ndaj blerësve të naftës dhe...
Burimi:
vizionplus.tv