Trump: Po negociojmë me Iranin, por ata nuk janë ende gati për një marrëveshje
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni dhe Teherani po zhvillojnë bisedime për t’i dhënë fund luftës, por theksoi se Irani nuk është ende i gatshëm për të arritur një marrëveshje. Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale, Trump u shpreh se kontaktet mes dy palëve vazhdojnë dhe se, sipas tij, pala iraniane po e merr gjithnjë e më seriozisht procesin e negociatave. “Po flasim me ta. Mendoj se janë seriozë. Besoj se po bëhen gjithnjë e më seriozë me kalimin e ditëve, ndoshta për arsye të dukshme. Kjo nuk do të thotë se kemi arritur një marrëveshje. Do të shohim se çfarë do të ndodhë“, tha Trump. Presidenti amerikan u ndal edhe te marrëveshja e planifikuar për bashkëpunimin bërthamor civil mes...
Burimi:
ntv.al