Trump për sulmin në xhaminë e San Diegos: ‘Situatë e tmerrshme’
Donald Trump iu referua sulmit vdekjeprurës në xhaminë islamike në San Diego të Kalifornisë, duke e quajtur atë një “situatë të tmerrshme”. I pyetur nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan tha se kishte marrë informacionet fillestare mbi incidentin, duke vënë në dukje se autoritetet do ta shqyrtonin rastin me kujdes. “Kjo është një situatë e tmerrshme. Ata më dhanë disa informacione fillestare, por ne do ta shqyrtojmë situatën nga afër”, tha Trump. Sulmi ndodhi në xhaminë më të madhe të San Diegos, kur dy persona të armatosur hapën zjarr, duke vrarë tre persona. Pak kohë më vonë, dy autorët e dyshuar u gjetën të vdekur në një distancë të shkurtër nga vendi i ngjarjes. Motivet e sulmit mbeten, deri më tani, të...
Burimi:
syri.net