Trump: Pas Iranit, vjen Ukraina! Samiti i G7 dakordësohet për sanksione të reja ndaj Rusisë

Trump: Pas Iranit, vjen Ukraina! Samiti i G7 dakordësohet për sanksione të reja ndaj Rusisë

Samiti i vendeve të G7-ës në Evian të Francës po hyn në ditën e fundit të punimeve, me fokus kryesor te tensionet në Lindjen e Mesme, lufta në Ukrainë dhe siguria energjetike globale. Udhëheqësit e G7 kanë kërkuar një armëpushim në Liban dhe kanë mirëpritur marrëveshjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Trump e vlerësoi arritjen e marrëveshjes që synon t’i japë fund konfliktit dhe të rihapë Ngushticën e Hormuzit, duke garantuar se Teherani nuk do të pajiset me armë bërthamore. “Unë mendoj se shumë gjëra të mëdha do të ndodhin në Lindjen e Mesme tani, dhe çka është shumë e rëndësishme, nafta po bie dhe bursa po rritet si rakete. Më e rëndësishmja është se Irani nuk do të ketë një armë bërthamore. Ata...