Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar Tajvanin që të mos shpallë zyrtarisht pavarësinë nga Kina, vetëm disa orë pas përfundimit të samitit dyditor me presidentin kinez, Xi Jinping, në Pekin, shkruan BBC. “Nuk po kërkoj që dikush të shpallë pavarësinë”, deklaroi Trump në një intervistë për Fox News. Trumpi ka thënë më herët se nuk kishte marrë “asnjë zotim në asnjërën anë” lidhur me ishullin vetëqeverisës, të cilin Kina e konsideron pjesë të territorit të saj dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e marrjes me forcë. SHBA-ja prej kohësh e mbështet Tajvanin, përfshirë edhe përmes detyrimit ligjor për t’i ofruar mjete vetëmbrojtjeje. Megjithatë, Washingtoni është përpjekur vazhdimisht të ruajë balancën mes mbështetjes për Tajvanin dhe marrëdhënieve diplomatike me Kinën. Qëndrimi zyrtar...