TRUMP NIS LUFTEN, GODITET JUGU I IRANIT

TRUMP NIS LUFTEN, GODITET JUGU I IRANIT

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një valë të re sulmesh ndaj Iranit, në një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në Gjirin Persik dhe pranë Ngushticës së Hormuzit. Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane, CENTCOM, njoftoi se, me urdhër të presidentit Donald Trump, forcat amerikane kanë nisur sulme shtesë kundër Iranit, me qëllim dobësimin e aftësisë së Teheranit për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Mediat iraniane të lidhura me shtetin, përfshirë agjencitë Mehr dhe Fars, raportuan shpërthime në disa zona në jug të Iranit, pranë bregdetit të Gjirit. Sipas këtyre raportimeve, shpërthime janë dëgjuar në Bandar Abbas dhe Sirik, ndërsa më pas u raportuan edhe shpërthime pranë Konarakut dhe Chabaharit. Agjencia gjysmëzyrtare Mehr raportoi se mbrojtja ajrore iraniane është aktivizuar kundër atyre që...