Trump në Pekin, tankerët kinezë sfidojnë bllokadën në Hormuz!

Trump në Pekin, tankerët kinezë sfidojnë bllokadën në Hormuz!

Teksa takimi shumë i pritur mes Donald Trump dhe Xi Jinping po afrohet në Pekin, vëmendje të madhe ka tërhequr lajmi se një tanker kinez me dy milionë fuçi naftë bruto irakiane kaloi sot nëpër Ngushticën e Hormuzit, me të gjitha pasojat që kjo mund të sjellë. Konkretisht, tankeri “Yuan Hua Hu” ka ankoruar në Gjirin e Omanit, pranë zonës ku marina amerikane ka vendosur bllokadë ndaj anijeve iraniane. Sipas Reuters, kjo është anija e tretë kineze që kalon nëpër Ngushticë që prej 28 shkurtit, kur SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën sulme ndaj Iranit. Irani ka arritur marrëveshje me Irakun dhe Pakistanin për t’u lejuar transportimin e gazit natyror të lëngshëm nga rajoni. Ndërkohë, edhe vende të tjera po përpiqen të realizojnë marrëveshje të ngjashme. Presidenti...