Trump mbyll vizitën në Kinë, Xi nuk lëshon Tajvanin dhe Iranin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mbylli vizitën e tij dy ditore në Kinë, duke pasur në mendje vetëm dy tema, Irani dhe Tajvani. Trump lavdëroi fitoret ekonomike që nuk i dhanë shumë mundësi tregjeve për t’u gëzuar, ndërsa Pekini e paralajmëroi Uashingtonin për keqmenaxhimin e Tajvanit dhe tha se lufta e tij me Iranin nuk duhej të kishte filluar kurrë. “Kemi bërë disa marrëveshje fantastike tregtare, të shkëlqyera për të dy vendet”, tha Trump, i ulur pranë Xi në një kolltuk dekorativ në kompleksin luksoz Zhongnanhai, ish-kopsht perandorak që strehon zyrat e udhëheqësve kinezë. Më parë, ata kishin biseduar duke shëtitur, me Trumpin që përmendi trëndafilat e bukur dhe Xi që premtoi t’i dërgonte fara për lulet. Sipas Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Kina do...
Burimi:
opinion.al