Trump: Lufta mund të përshkallëzohet nëse Irani s’jep “përgjigjet e duhura”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është i gatshëm të presë “disa ditë” për përgjigjen e Iranit ndaj propozimit më të fundit të Uashingtonit që synon përfundimin e luftës, por paralajmëroi se situata mund të përshkallëzohet shpejt, nëse Teherani nuk jep “përgjigjet e duhura”. “Më besoni, nëse nuk marrim përgjigjet e duhura, gjithçka mund të përshpejtohet. Ne të gjithë jemi gati”, u tha Trump gazetarëve në një ngjarje në Konektikat. I pyetur se sa gjatë është i gatshëm të presë, Trump tha: “Mund të jenë disa ditë, por gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt”. Më herët, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e diplomimit në Akademinë e Rojës Bregdetare të SHBA-së, Trump tha se Shtetet e Bashkuara mund të kryejnë sulme të...
Burimi:
vizionplus.tv