Trump kritikon Netanyahun për Libanin: Sulmi në Bejrut ishte i tepërt
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Izraeli duhet të tregojë më shumë përgjegjësi në veprimet e tij ndaj Libanit, duke kritikuar një nga sulmet e fundit izraelite në Bejrut. Gjatë një bisede me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, në kuadër të samitit të G7-ës, Trump u ndal te situata në Lindjen e Mesme dhe konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut. Sipas tij, përplasjet kanë zgjatur prej kohësh dhe kanë shkaktuar një numër të madh viktimash. I pyetur nëse është i zhgënjyer nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, Trump tha se marrëdhënia mes tyre mbetet shumë e mirë, por theksoi se lideri izraelit duhet të veprojë me më shumë kujdes në raport me Libanin. “Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të, por ai duhet...
Burimi:
vizionplus.tv