Trump kërkon të dhënat telefonike të gazetarëve të New York Times për të zbuluar burimet e tyre

Trump kërkon të dhënat telefonike të gazetarëve të New York Times për të zbuluar burimet e tyre

Administrata e presidentit Donald Trump është përballur me kritika pasi u zbulua se kishte kërkuar të dhënat telefonike të disa gazetarëve të The New York Times dhe të afërmve të tyre, në një përpjekje për të identifikuar burimet konfidenciale që kishin zbuluar informacione mbi avionin e ri presidencial Air Force One. Sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara në SHBA, Departamenti i Drejtësisë u ka dërguar urdhra kompanive të telefonisë për të siguruar regjistrat e telefonatave dhe mesazheve të gazetarëve. Mes personave të përfshirë në kërkesë janë edhe familjarë të tyre, përfshirë nënën e një reporteri dhe bashkëshortët e dy gazetarëve. Veprimi erdhi pasi The New York Times publikoi një artikull ku zyrtarë federalë shpreheshin të shqetësuar për aftësitë e sigurisë së avionit të ri Air Force...