Trump kërkon diplomaci me Iranin, zhvillon bisedë me emirin e Katarit
Bota E Martë, 4 Gusht 2026 21:21 Presidenti amerikan, Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, gjatë së cilës të dy diskutuan “përpjekjet për të ulur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit”, sipas zyrës së emirit. Trump dhe Sheikhu Tamim folën për kapërcimin e dallimeve të mbetura mes SHBA-së dhe Iranit, me qëllim që të arrihet një “zgjidhje e qëndrueshme diplomatike e krizës”, sipas komunikatës katarase. Tamim theksoi rëndësinë e mbajtjes së diplomacisë dhe të respektimit nga të gjitha palët të angazhimeve të marra në memorandumit e mirëkuptimit që u nënshkrua mes SHBA-së dhe Iranit në qershor, por që u shemb brenda disa ditësh.
Burimi:
kohajone.com