Trump: Iranin e pret një kohë shumë e keqe nëse nuk arrijmë marrëveshje

Trump: Iranin e pret një kohë shumë e keqe nëse nuk arrijmë marrëveshje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një intervistë telefonike me BFMTV, deklaroi se nuk e dinte nëse do të arrihej së shpejti një marrëveshje me Iranin. “Nuk kam asnjë ide nëse do ta bëjnë. Nëse nuk e bëjnë, do të kenë një kohë shumë të keqe, një kohë shumë të keqe. Më mirë të bëjnë një marrëveshje”, tha presidenti i SHBA-së. Ndryshe, tensionet në rajon mbeten të larta që prej 28 shkurtit, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit, duke shkaktuar kundërpërgjigje nga Teherani kundër Izraelit dhe aleatëve amerikanë në vendet e Gjirit. Situata u përkeqësua edhe me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit. Një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill me ndërmjetësimin e Pakistanit, por bisedimet në Islamabad nuk arritën të siguronin një...