Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani shkeli një marrëveshje të arritur me SHBA-në vetëm një orë pasi ishte dakordësuar, duke pretenduar se Teherani lëshoi një dron drejt një anijeje, çka sipas tij çoi në një reagim ushtarak amerikan. Trump tha se palët kishin arritur një marrëveshje që, sipas tij, parashikonte heqjen dorë të Iranit nga programet dhe aktivitetet që shqetësojnë Uashingtonin. “Ne patëm takime me ta. Ata ranë dakord për një marrëveshje dje, një marrëveshje perfekte për ne. Pa armë bërthamore, pa këtë, pa atë, ata hoqën dorë nga gjithçka. Por sapo dolën nga dhoma, brenda një ore lëshuan një dron drejt një anijeje”, deklaroi Trump. Presidenti amerikan shtoi se SHBA reagoi menjëherë ndaj këtij veprimi. “U thashë: ‘Ju jeni...