Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka pësuar humbje të konsiderueshme në kapacitetin e tij ushtarak, duke thënë se aktualisht Teherani zotëron rreth 21%–22% të arsenalit të tij raketor. Sipas Trump, sulmet amerikane kanë dëmtuar ndjeshëm aftësitë ushtarake të Iranit, duke shkatërruar objekte të prodhimit të dronëve dhe disa vende lëshimi raketash. Megjithatë, ai theksoi se Irani ende ruan kapacitete operative. “Ende kanë aftësi. Kanë disa raketa dhe dronë. Por në krahasim me më parë, është një përqindje shumë më e ulët,” u shpreh ai. Në të njëjtën kohë, mediat raportojnë se Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar një shitje të mundshme prej rreth 2 miliardë dollarësh për sisteme kundër dronëve në Kuvajt. Kjo shihet si pjesë e forcimit të mbrojtjes së...
Burimi:
opinion.al