Trump: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe nëse nuk ka marrëveshje
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka “interes të arrijë një marrëveshje” për t’i dhënë fund konfliktit, por paralajmëroi pasoja të rënda nëse kjo nuk ndodh. Në një intervistë për transmetuesin francez BFMTV, Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse një marrëveshje mund të arrihet së shpejti. “Nuk kam asnjë ide. Nëse nuk e bëjnë, do të kalojnë një kohë shumë të keqe”, u shpreh ai. Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të rritura, ndërsa The New York Times ka raportuar se SHBA-ja dhe Izraeli po përgatiten për skenarë të mundshëm ushtarakë ndaj Iranit, pas armëpushimit të arritur muajin e kaluar. Më herët, Trump kishte publikuar edhe një imazh të gjeneruar me inteligjencë artificiale në platformën Truth Social, ku paralajmëronte “qetësinë para...
Burimi:
syri.net