Alarm në Evropë, mbi 35 mijë viktima nga valët ekstreme të të nxehtit

Alarm në Evropë, mbi 35 mijë viktima nga valët ekstreme të të nxehtit

Të paktën 35 mijë persona kanë humbur jetën këtë verë në Evropë si pasojë e valëve ekstreme të të nxehtit, sipas të dhënave paraprake nga vendet e kontinentit. Bilanci pritet të rritet, pasi shumë shtete ende nuk kanë përllogaritur plotësisht humbjet e jetëve për muajin gusht. Evropa është përballur që prej muajit maj me një seri valësh të njëpasnjëshme të të nxehtit, të cilat kanë thyer rekorde temperaturash në qindra stacione meteorologjike. Në Gjermani, Francë dhe Spanjë, tre prej vendeve më të mëdha të Bashkimit Evropian, numri i vdekjeve ka kaluar tashmë 25 mijë.  Ekspertët paralajmërojnë se shifra përfundimtare mund të jetë dukshëm më e lartë kur të përfshihen të gjitha të dhënat. Gjermania, bilanci më i rëndë Gjermania rezulton vendi më i prekur deri...