Trump e mendon sot, e anulon nesër: Tarifa 20% për Hormuzin “jetoi” vetëm 24 orë
Donald Trump ka bërë edhe një kthesë të shpejtë në politikën e tij ekonomike, duke hequr dorë nga tarifa prej 20% për ngarkesat që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, vetëm pak më shumë se 24 orë pasi e kishte shpallur atë. Presidenti amerikan njoftoi në platformën Truth Social se plani për tarifën do të zëvendësohet me marrëveshje investimi dhe bashkëpunimi ekonomik me vendet e Gjirit. Pra, nga tarifat dhe presioni ekonomik, administrata amerikane kaloi brenda një dite te negociatat dhe investimet, duke e bërë edhe një herë të vështirë të kuptohet se cili nga vendimet e Trump është përfundimtar dhe cili është thjesht një ide e momentit. Një ditë më parë, Trump kishte deklaruar se tarifa prej 20% do të zbatohej për të gjitha ngarkesat...
Burimi:
ntv.al