Pa marrëveshje për Presidentin, Albin Kurti kritikon kërkesat e LDK-së

Pa marrëveshje për Presidentin, Albin Kurti kritikon kërkesat e LDK-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se mes rezultatit të zgjedhjeve dhe kërkesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës ekziston një mospërputhje e madhe. Pas takimit me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, Kurti bëri të ditur se palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje politike, pasi qëndrimet dhe pritshmëritë e tyre vazhdojnë të jenë të ndryshme. Ai theksoi se fokusi duhet të jetë te gjetja e një zgjidhjeje që do të shmangte një proces të ri zgjedhor. Sipas Kurtit, çdo marrëveshje duhet të përfshijë edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit, pasi një konstituim i Kuvendit pa një dakordim për këtë çështje mund ta çojë vendin sërish në një krizë politike. “Nuk kemi ende marrëveshje politike. Unë jam i bindur që duhet të përqendrohemi përpara, që...