Trump dhe Xi takohen në Pekin, në tryezë Irani, Tajvani dhe lufta tregtare SHBA–Kinë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping pritet të takohen më 14–15 maj në Pekin, në një samit dyditor. Edhe pse pritshmëritë zyrtare janë të ulëta, takimi vjen me një agjendë shumë të ngarkuar, që përfshin luftën me Iranin, marrëdhëniet tregtare SHBA–Kinë, çështjen e Tajvanit, kufizimet teknologjike, inteligjencën artificiale, Detin e Kinës Jugore dhe problemin e fentanilit. Dy liderët janë takuar për herë të fundit në tetor në Korenë e Jugut, ku u arrit një ulje e përkohshme e tensioneve tregtare. Megjithatë, mosmarrëveshjet kryesore mbetën të pazgjidhura. Analistët vlerësojnë se takimi në Pekin do të tregojë nëse ky ekuilibër i vështirë mund të vazhdojë apo nëse dy vendet po hyjnë në një fazë të re përshkallëzimi ekonomik dhe gjeopolitik. Irani në qendër...
Burimi:
vizionplus.tv