Trump dhe Irani konfirmojnë arritjen e marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se është arritur një marrëveshje për t’i ndalur luftimet në Lindjen e Mesme, për ta rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për t’i dhënë fund bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane. “Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tani është e kompletuar”, shkroi Trump në Truth Social duke njoftuar marrëveshjen të dielën vonë, e cila do ta hapë një periudhë 60-ditore për të mundësuar bisedime për një marrëveshje më të hollësishme për paqe midis Uashingtonit dhe Teheranit. Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, vendi i të cilit ka vepruar si ndërmjetës mes Uashingtonit dhe Teheranit, konfirmoi se është arritur marrëveshja për paqe dhe se ceremonia e nënshkrimit është planifikuar të mbahet më 19 qershor në Zvicër. Edhe Irani e konfirmoi...
Burimi:
vizionplus.tv