Trump betejë me Evropën për ilaçet, kërkon rritjen e çmimeve të barnave. Gjermania nën presion të madh

Trump betejë me Evropën për ilaçet, kërkon rritjen e çmimeve të barnave. Gjermania nën presion të madh

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hapur një tjetër front përplasjeje me Evropën, duke kërkuar këtë herë rritjen e çmimit të ilaçeve. Përmes një ofensive të gjerë diplomatike, administrata Trump po u bën presion qeverive evropiane që të shpenzojnë më shumë për industrinë farmaceutike. Sipas Uashingtonit, është e padrejtë që pacientët amerikanë të paguajnë deri në tre herë më shtrenjtë se evropianët për të njëjtat medikamente. Në qendër të këtij presioni të madh ndodhet Gjermania, ku dy ministret e kabinetit po zhvillojnë bisedime mjaft konfidenciale me zyrtarët amerikanë. Për ta shtuar akoma më shumë presionin, gjigantët farmaceutikë kanë nisur të anulojnë investimet miliardëshe në tokën gjermane. Si shembull suksesi, Uashingtoni po përdor modelin e Britanisë së Madhe, e cila pranoi të rrisë shpenzimet për barnat...