Trump anulon sulmin e planifikuar për nesër ndaj Iranit: Aleatët tanë në Lindjen e Mesme na thanë të përmbahemi, por…

Trump anulon sulmin e planifikuar për nesër ndaj Iranit: Aleatët tanë në Lindjen e Mesme na thanë të përmbahemi, por…

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se ka vendosur të shtyjë sulmin ushtarak “të planifikuar për nesër” kundër Iranit. Në një postim në Truth Social kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se vendimin e mori pas thirrjeve nga udhëheqësit e Lindjes së Mesme, por shtoi se ka urdhëruar forcat e armatosura amerikane të jenë gati për të filluar operacionet menjëherë. “Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud dhe Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, më kanë kërkuar të shtyj sulmin tonë të planifikuar ushtarak kundër Republikës Islamike të Iranit, i cili ishte planifikuar për nesër, duke pasur parasysh se negociatat serioze janë duke u zhvilluar aktualisht dhe se, sipas...