Tronditet Kolumbia, kamioni bombë shpërthen pranë stacionit të policisë
Në një shpërthim jashtë një baze policore në Kolumbi, 11 oficerë policie u plagosën dhe qeveria e vendit fajësoi grupin më të madh rebel të mbetur për sulmin. Sulmi ndodhi në Cucuta, një qytet në kufirin midis Kolumbisë dhe Venezuelës, ku bandat e drogës dhe grupet rebele kanë luftuar prej kohësh për kontrollin e rrugëve të kontrabandës. Gjenerali William Rincón, drejtor i policisë kolumbiane, tha se shpërthimi u shkaktua nga një kamion i lënë përpara ndërtesës që shërben si seli e policisë për provincën e Santanderit Verior. Shpërthimi dëmtoi pjesën më të madhe të çatisë së ndërtesës dhe theu dritaret, si dhe vrau një qen policie. “Ky ishte një sulm i shëmtuar terrorist. Nuk do të pushojmë derisa të gjejmë përgjegjësit dhe t’i nxjerrim para...
Burimi:
kohajone.com